Stilistja angleze Christine Kendall, pretendon se Sarah Burton, drejtuesja e firmës së njohur Alexander McQueen, i ka vjedhur idenë e fustanit të nusërisë të Dukeshës Kate Middleton.
Kendall pretendon se i ka dërguar skicimet e saj Dukeshës para dasmës dhe thotë se pa këto skicime, fustani i saj i nusërisë nuk do të kishte patur këtë pamje.
“Kemi nisur një padi sepse klientja jonë është e sigurt që i kanë vjedhur idenë e fustanit. Padia nuk është ndaj Dukeshës dhe nuk ka asnjë përfshirje të Pallatit Mbretëror”, ka thënë avokati i stilistes Kendall.
Një përfaqësues i firmës McQueen, i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.
“Christine Kendall na ka kontaktuar që 4 vjet më parë dhe ne ja kemi bërë të qartë që pretendimet e saj se fustani është i kopjuar nuk qëndrojnë. Drejtuesja jonë, Sarah Burton, nuk i ka parë ndonjëherë skicimet e znj. Kendall, dhe nuk e njihte më parë. Nuk e kuptojmë se përse është ngritur kjo padi, por nuk ka asnjë dyshim që akuzat e saj nuk qëndrojnë dhe janë qesharake”, ka thënë përfaqësuesi i firmës McQueen.