Kanye West ka adresuar edhe një herë përplasjen që ka patur me Taylor Swift.
Reperi ka folur gjatë koncertit të tij të parë që pas publikimit të albumit më të fundit, dhe menjëherë pasi performoi këngën e tij “Famous” (e cila duket se i dedikohet Swift).
“Kjo këngë më ka nxjerrë nga bllokimi artistik ku isha futur. Ishte dicka që unë doja ta thoja por që nuk po më linin”, tha ai.
“Më është dashur të luftoj me një botë të tërë, vetëm se thashë atë që mendojnë të gjithë. Kjo është puna e artistit. Artistët nuk duhet të jenë nën ndikimin e financave të veta, ata duhet ti drejtohen vetëm të vërtetës.”