Vetëm një javë më parë, rreperi Kanye West kishte deklaruar se kurrë nuk do të ekzistonte ndonjë marrëveshje mes Kylie Jenner dhe Puma-s.
Por me sa duket Kanye nuk ka qenë në dijeni lidhur me marrëveshjen e tyre dhe madje as nuk është pyetur lidhur me këtë.
38-vjecari ka treguar për TMZ se nuk ishte në dijeni që Kylie e kishte firmosur marrëveshjen në fshehtësi të plotë.
“Ajo kishte firmosur dhe unë u nevrikosa… por tani jam shumë i lumtur për të”, ka thënë Kanye.
Ndërkaq ai ka qenë në qëndër të vëmëndjes lidhur me deklaratat më të fundit që ka bërë për një borxh prej 53 milionë dollarësh.