Justin Bieber ndodhet në turneun e tij për të promovuar albumin e fundit, i cili ka rezultuar tepër i suksesshëm, por duket se këngëtarit i është dashur të ndërpresë atë pasi i duhet të paraqitet në gjykatë.
Badigardi i këngëtarit kanadez, Dwayne Patterson, është akuzuar se ka mbyllur një fotograf në një restorant dhe ka ushtruar dhunë ndaj tij në janar 2014. Ky incident mendohet të ketë ndodhur vetëm disa orë para se Bieber të arrestohej nga policia pasi drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit.
Ndërkohë që çështja ligjore e Justin është zgjidhur, rasti i badigardit të tij tashmë është bërë një problem duke bërë që 21-vjeçari të ndërpresë turneun e tij “Purpose”.