Përse Lauryn Hill nuk u shfaq në Grammy?

Lauryn Hill ka anulluar performancën e saj në spektaklin për ndarjen e cmimeve Grammy. Ka qenë zëdhënësi i saj i cili në një deklaratë për shtyp ka sqaruar mungesën e këngëtares në shfaqje.
“Organizatorët e Grammy kanë njoftuar pjesëmarrjen e Lauryn Hill pa marrë një konfirmim. Hill ka patur data koncertesh përgjatë gjithë fundjavës, cka nuk i la kohë që të përgatitej. Madje ajo nuk e dinte as nëse do të ishte në Los Angeles në kohë për provat gjenerale.”
“Performimi i këngëtares nuk është konfirmuar asnjëherë dhe as nuk duhet të ishte reklamuar nga organizatorët”, vijon deklarata.
“Hill u ftua të bashkëpunonte me një artist që ajo e vlerëson. Performanca do të ishte surprizë por për fat të keq, edhe si pasojë e mungesës së kohës, nuk u realizua dot.”

Advertisement