Wiz Khalifa duket se nuk i ka dhënë fund sherrit të krijuar në Twitter me kolegun Kanye West.
Reperi 28-vjeçar ka kërcënuar hapur bashkëshortin e Kim Kardashianit gjatë një koncerti të dhënë ditën enjte në Santiago të Kilit.
Sipas “TMZ”, Khalifa i është referuar Westit duke thënë: “Jemi duke ardhur për ty Kanye, më mirë mos na dil përpara”.
Dy yjet e hip-hopit u përfshinë në një sherr në rrjetet sociale në fillim të kësaj jave, por ndërkohë që Kanye duket sikur i ka vënë kapakun kësaj zënke, për Wiz ajo sapo ka filluar.