Cfarë ka ndodhur me fytyrën e Kim Kardashian?

Pasi solli në jetë fëmijën e saj të dytë, Kim Kardashian ka zgjedhur që për disa kohë të qëndrojë larg vëmëndjes së mediave e publikut.
Megjithatë tashmë ajo është rikthyer, nëpërmjet një postimi të motrës së saj, Kourtney, në Instagram.
Foto ka sjellë reagimin e fansave, por jo lidhur me trupin e saj pas lindjes.
Në fakt, ajo që ka tërhequr vëmëndje ka qenë fytyra e Kim e cila duket se ka ndryshuar.
Disa prej fansave nisën spekulimin se ajo e ka përdorur kohën larg mediave, për të bërë operacione.
Komentuesit thonë se ajo mezi njihet.
“Kim pas botoxit”, shkruajnë ata.
Madje pati edhe nga ata që thanë se në foto nuk ishte Kim, por ndonjë sozi e saj.

Advertisement