Raportimet bëjnë me dije se Beyonce tashmë e ka përfunduar albumin e saj të ri por e ka shtyrë publikimin e tij për një arsye tjetër.
Disa burime kanë treguar për The Sun se këngëtarja ka dashur që albumi i saj mos të krijonte përplasje me atë të këngëtares Adele.
Bey ka vendosur një datë tjetër publikimi në mënyrë që Adele të shijojë deri në fund suksesin e albumit të saj “25”.
Ndërkohë mendohet se Beyonce do të ndjekë të njëjtën taktikë që ka ndjekur në vitin 2013, kur brenda një dite publikoi në mënyrë surprizë 14 videot e saj të reja.