Bieber & Jenner, imazhet seksi të Calvin Klein

Justin Bieber dhe Kendall Jenner janë pjesë e fushatës së re publicitare të firmës Calvin Klein. Modelja 20-vjeçare dhe këngëtari 21-vjeçar kanë publikuar disa foto në rrjetet sociale ndërsa shihen të veshur me të brendshmet e kësaj marke, bashkë me disa artistë të tjerë. Reklama tregon këtë të famshëm të cilët i kanë produktet e Calvin Klein pjesë të pandashme të jetës së tyre.

Më herët Justin postoi në Twitter një foto teksa pozonte në krah të një skulpture i veshur vetëm më një palë të brendshme të Calvin Klein.

Advertisement

Edhe Kendall gjatë qëndrimit në Paris për javën e modës, hodhi në llogarinë e saj në Instagram një foto ku dukej vetëm trupi i saj teksa mbante veshur të brendshmet e shtëpisë amerikane të modës.