Edhe Will Smith në garë për President

Në një intervistë, dhënë së fundmi për “CBS Sunday Morning”, Will Smith u shpreh se nëse gara për presidencialet në Amerikë vazhdon me këto ritme, ai do të detyrohet të garojë vetë për President të Shteteve të Bashkuara.

“Nëse njerëzit do vazhdojnë të thonë ato gjëra të çmendura, që janë thënë në media këto kohë, rreth muslimanëve, do më detyrojnë që t’i futem botës së politikës. Domethënë duhet të bëhem president. Për çfarë tjetër më duhet të kandidoj”, u shpreh aktori, duke ironizuar në këtë mënyrë deklaratat e fundit të kandidatit për president, Donald Trump, i cili tha se muslimanët duhet të ndalohen të hyjnë në SHBA.

Advertisement

Aktori 46-vjeçar është parë këto ditë në New York dhe dukej shumë energjik tek pozonte për fotografitë e filmit të tij më të ri “ Concussion”.