Kim dhe Kanye ende nuk kanë zyrtarizuar emrin e djalit të tyre të porsalindur, por këtë gjë e ka bërë interneti.
Fansat në Twitter kanë votuar për emrin e vogëlushit të Kim dhe rezultati është unanim, Easton West.
Në fakt, shkruan revista “Elle”, ky është më i miri se shumë emra të tjerë që ishin dhënë si ide, si Wild Wild, apo North by North.
Kim Kardashian duket se i pëlqen emri.
“Mua më pëlqen emri Easton, Easton West. Nuk besoj se im shoq e pëlqen, por mua më pëlqen”, ka thënë Kim për Ellen Degeneres.