Adele ka frikë nga fama

Adele frikësohet nga fama.

Kështu shkruan “The Sun” pas deklaratës së këngëtares, e cila i referohet pasojave tragjike që i solli popullariteti këngëtares Amy Winehouse.

Advertisement

“Njerëzit mendojnë se unë e e urrej të jem e famshme. Jo, unë thjesht jam shumë e frikësuar nga fama. Një nga arsyet është se e shikoja Amyn që shkatrrohej. Ishte shumë e trishtueshme, ndaj kur e mendoj, edhe unë kam frikë në këtë aspekt”, tha ajo.

Kënga e Adele “Hello” në vetëm pak kohë nga publikimi, theu rekorde, duke u ngjitur në majë të klasifikimeve dhe duke u bërë kënga më e shkarkuar për këto javë.

Albumi me titull “25” shiti 800.307 kopje duke u bërë albumi i shitur më shpejt në Britani.