Anne Hathaway në pritje të fëmijës së saj të parë

Aktorja e njohur Anne Hathaway është shtatzënë.

Duket se bukuroshja që shumë e kujtojnë në rolin e Princeshës Mia, është në pritje të ëmbël dhe së shpjeti do të bëhet me një princ ose princeshë të vogël, raporton “E! Online”

Advertisement

“Anne është në tre mujorin e dytë të shtatzënisë dhe ndihet shkëlqyeshëm”, ka thënë një burim pranë çifti Anne Hathaway dhe Adam Shulman.

Çifti është martuar në vitin 2012, pas thuajse 4 vitesh lidhje sëbashku.