Ajo nisi të bëhej e famshme në vitin 2006, për shkak të rolit të saj si princesha e pop-it Hannah Montana. Por Miley Cyrus ka treguar rreth ndikimit negativ që ka pasur ky rol në jetën e saj.
Në një intervistë të dhënë për “Marie Claire”, këngëtarja është shprehur: “Më ishte bërë e qartë që në fillim për vajzën që duhet të përfaqësoja në atë program”.
Miley ka shtuar gjithashtu se që në moshën 11-vjeçare asaj i ishte thënë se duhet të përfaqësonte një yll pop-i, që do të thoshte se duhet të ishte bjonde, me flokë të gjata dhe rroba të ngushta që shkëlqenin.
“U detyrova të dukesha si dikush që nuk isha, gjë që solli ndryshime në trupin tim, pasi unë ndihesha e bukur gjatë spektaklit dhe pas tij mendoja me vete: Kush dreqin jam?”.
Këngëtarja 22-vjeçare ka thënë më tej se vendosi të hiqte dorë nga të dukurit një imazh perfekt dhe se refuzon t’u përshtatet standarteve të bukurisë së sotme, pasi ëndrra e saj është të shpëtojë botën dhe jo të bëhet imazh bukurie i ndonjë kompanie.