Kim Kardashian revoltohet me mediat

Thashethemet e njëpasnjëshme për gjininë e fëmijës së dytë të Kim dhe Kanye, kanë revoltuar yllin e Reality Show-t.
Çifti është në pritje të një djali, ka raportuar një ditë më parë US Weekly. Kim gjithmonë ka dashur dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë, ka thënë një mik i 34- vjeçares, për një tjetër portal.
Por, ka qenë Kim ajo që ka kundërshtuar çdo fjalë që ka dalë nga mediat për gjininë e fëmijës dhe madje është “revoltuar”, me këto të fundit.
“Kaq shumë thashetheme, nuk jemi në pritje të binjakëve dhe as unë e as Kanye nuk e kemi deklaruar gjininë e fëmjës ende”, ka shkruar Kim në llogarinë e saj në Twitter.

Advertisement