Më në fund është zbuluar emri i Princeshës së Cambridge: Charlotte Elizabeth Diana.
Emrii vajzës së vogël është bërë publik këtë pasdite nga Pallati Kensington, dy ditë pas lindjes së princeshës.
Duka dhe Dukesha e Cambridge e kishin vendosur emrin menjëherë pas lindjes, por kanë pritur që për këtë të informojnë më parë Mbretëreshën.
Në fakt, nuk ekzistton një protokoll i cili të urdhërojë që për emrin e një të porsalinduri mbretëror të pyetet mbretëresha, madje sipas burimeve vetë Mbretëresha nuk priste të informohej para se emri të bëhej publik.
Megjithatë, Princi William,mjaft i afërt me gjyshen e tij, ka vendosur të ndërmarrë këtë hap.
Sot e porsalindura është njohur edhe me stërgjyshen, Mbretëreshën, ndërsa me familjarët e tjerë Princesha ishte njohur që dje.
Emri Charlotte i është vënë në nder të gjyshit të saj, Princit të Wales si dhe është emri i dytë i motrës së Kate, Pippa Middleton.
Ndërsa emri Diana, vogëlushes i është vënë në nder të mamasë së ndjerë të William-it, Princeshës së Wales.