Kim Kardashian po i qëndron në krah njerkut të saj Bruce Jenner.
Pasi e kishte shprehur mbështetjen për vendimet e tij në Twitter, ylli i reality show ka folur për të edhe në një intervistë.
“Bruce është shumë i sinqertë dhe ka një zemër shumë të madhe. Jam shumë e lumtur që ai po jeton jetën ashtu si dëshiron, dhe që ka gjetur paqen e brendshme”, ka thënë Kardashian në Today show.
“Unë nuk e di si do të ishte jeta nëse e jeton si dikush që nuk je. Mendoj se për sa kohë që ai është i lumtur dhe jeton ashtu sic ka dëshirë, edhe unë jam e lumtur dhe e mbështes plotësisht.”
Kardashian ka thënë se e gjithë familja është duke u përshtatur me këtë situatë të re si dhe ka treguar se ata kanë kërkuar ndihmë për të marrë përgjigjet e disa pyetjeve lidhur me marrëdhënien e re që duhet të krijojnë me Bruce.

Advertisement