Kendall Jenner pa makeup, tregon qukat

Kendall Jenner ka publikuar në Instagram një foto të veten pa makeup, nga e cila zbulojmë edhe se modelja ka disa quka të lezetshme.
19 vjecarja në foto është më se natyrale, me dlokë të mbledhur, vetullat e saj të trasha dhe manikyr nude, por ka vendosur të mos e shoqërojë me asnjë shkrim.
Nuk është e mundur që nga kjo foto të kuptohet nëse Jenner ka qenë pas kuintave të ndonjë seti fotografik apo në shtëpinë e saj.
Megjithatë një gjë është e sigurtë, kjo thjeshtësi erdhi e iku shumë shpejt, pasi vetëm pak orë më vonë Jenner u shfaq me plot mrekullinë e makeup-it për të festuar 20 vjetorin e shoqes së saj, modeles Gigi Hadid.

Advertisement