Kim dhe Kanye “viktima” të shakave

Kanye West dhe Kim Kardashian kanë patur një mbrëmje shumë të ngarkuar teksa kanë qenë në Time 100 Gala ne New York.
Në tapetin e kuq atyre u kanë bërë një shaka, por akoma më parë, fustani Sophie Theallet i Kim-it për pak sa nuk është prishur.
Sipas raportimeve, sapo cifti ka dalë nga apartamenti i tyre ne New York, është pushtuar nga fansat dhe fotografët. Ndërkohë që ata po hipnin në makinë, n jëri prej fotografëve ka shkelur fustanin e gjatë të yllit të reality show dhe për pak e ka grisur.
Ndërkohë pasi kanë mbërritur në mbrëmjen gala për nder të 100 personave më të rëndësishëm të shpallur nga Times, një komediane i ka bërë n jë shaka.
Amy Schumer është hedhur në këmbët e ciftit duke bërë sikur rrëzohej, por sipas dëshmitarëve të pranishëm ciftit kjo gjë nuk i ka bërë përshtypje.
“Ata qëndruan shumë seriozë. Kim ka buzëqeshur pak por Kanye nuk ka shprehur asnjë emocion”, ka thënë një person i pranishëm.

Advertisement