Britney dhe Iggy kthehen në vitet ’80 me klipin e tyre

Britney Spears dhe Iggy Azalea kanë nisur xhirimet për klipin e bashkëpunimit të tyre muzikor, ndërsa duket se me stilin e tyre do të kthehen në vitet ’80.
Kënga e re, që pritet të publikohet më 5 Maj thuhet se do të titullohet “Pretty Girls”.
Këngëtaret shfaqen në një Jeep. Të dyja janë veshur me pantallona dhe bluza të shkurtra që sigurisht i vënë më në pah trupat e tyre në formë fantastike.
Por në garderobë nuk përfshihen vetëm këto. Vajzat shihen edhe me xhinse të gjata, bluzë me printime, atlete, dhe shumë extensions bionde.
Princesha e pop-it më parë kishte thënë se dëshironte shumë një bashkëpunim me Iggy-n.

Advertisement