Justin Bieber është gati të rikthehet në muzikë dhe për këtë është mbështetur në ndihmën e dy producentëve të artë: Kanye West e Rick Rubin! Këtë bashkëpunim të shkëlqyer e ka konfirmuar vetë artisti gjatë një interviste në USA TODAY ku veç të tjerash ka rrëfyer se e kish braktisur projektin e albumit të mëparshëm pasi nuk përfaqësonte atë siç ishte aktualisht.
“Në këtë periudhë ka ndryshuar gjithçka për mua. Drejtimi im ka ndryshuar. Në këtë moment kam mendime pozitive që kanë ndryshuar tërësisht mënyrën time të të bërit muzikë, kështu që kam filluar nga e para punën për albumin e ri. Kisha praktikisht një punë të përfunduar, por ku nuk e shihja më veten”,- ka thënë Bieber.
Justin ka treguar se si ka ndryshuar tërësisht jeta e tij pas një periudhe shumë të vështirë: “Dua të tregoj historitë dhe jetën time, por dua t’u dhuroj edhe shpresë njerëzve. Për ca kohë e kisha humbur shpresën, isha në një vend të errët. Por duhet gjendur forca për të dalë nga ajo gropë. Jashtë ka shumë dritë”.
Më pas artisti ka konfirmuar edhe se ka punuar me Kanye dhe Rick. Të dy këta producentë nuk kanë shumë nevojë për prezantim. Kanye transformon në ar gjithçka që prek, ndërsa Rick Rubin është një copëz e historisë së muzikës që ka bashkëpunuar me Beastie Boys, Linkin Park, Red Hot Chili Peppers e shumë të tjerë!
Justin nuk tha as edhe një fjalë për datën e publikimit të albumit të ri: “Nuk nxitoj. Do të pres derisa të ketë përfunduar totalisht”. Ok edhe ne nuk n’a mbetet gjë tjetër veçse të presim.