Në daljen e saj të fundit në publik, para se të marrë lejen e lindjes, Princesha Kate dukej e mrekullueshme, thuajse si një vizion veshur me rozë.Së bashku me bashkëshortin, William, veshur me një pallto rozë Mulberry, Kate vizitoi një qëndër komunitare ngritur në emër të adoleshentit të vrarë Stephen Lawrence.
Ndërkohë është parashikuar që ajo të lindë në mes ose fund të muajit Prill.
Më pas të dy kanë ndjekur një performancë të vecantë nga të rinjtë e XLP Arts Project si dhe kanë parë një prej autobusëve të komunitetit si dhe një studio regjistrimi.
Themeluesi i XLP, Patrick Regan, ka thënë se kjo vizitë është e një rëndësie të madhe.
“Duka dhe Dukeshakanë ardhur për të mësuar dhe kuptuar problemet. Dukesha në vecanti është shumë e angazhuar rreth sëmundjeve mendore të të rinjve, cka mendoj se është një problem shumë i madh sot.”