Lazarat, kapet një nga 5 të kërkuarit për terrorizëm

Kapet nga policia një ndër 5 te shpallurit në kërkim për ngjarjet e fundit në Lazarat.Mësohet se i arrestuari është Thimjo Irakli Ceka, një nga 5 personat që kanë kryer edhe sulme të cilësuar si terroriste nga policia.
Operacioni për kapjen e tij është zhvilluar nga Sektori i Krimeve të Rënda te Drejtorisë së Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme. Vijon operacioni për kapjen e katër personave të tjerë të shpallur në kërkim për ngjarjet e fundit në Lazarat për sulmet me armë ndaj policisë, tentativë pët vrasje, shpërthimet me tritol.

Advertisement