Dy muaj pasi u shpall fituese e festivalit të RTSH dhe dy javë nga intervista ku shprehej se kënga “Diell” ishte gati për Eurovision në versionin anglisht, Elhaida Dani ka bërë me dije se ajo do të këndojë një tjetër këngë mbrëmjen e 19 majit në natën e parë të Eurovision.
“Autori i kwngws Diell, pwr arsye personale dhe tw pandryshueshme, ka vendosur tw twrheqw kwngwn nga ai e kompozuar dhe do jetw pwr fat tw keq e pamundur tw kwndohet nga unw nw Eurovision Song Contest 2015”, shkruan këngëtarja në statusin e saj, postuar rreth mesnatës të së hënës nw Facebook. Elhaida Dani shkruan se edhe për vetë atë, ky vendim ka qenë i papritur. Pas tërheqjes së befasishme të kompozitorit Aldo Shllaku, producentët Zapp n’ Chriss nga Kosova, janë të përzgjedhurit për të krijuar këngën e re që Elhaida Dani do të këndojë. Dyshja e njohur e muzikantëve, konkurruan në festival me këngën “Të ndjej” nga Linda Halimi e cila përfundoi në vend të dytë, ndërsa vetëm këtë paradite, Elhaida Dani ka njoftuar fansat e saj se për këngën e re ka nisur puna. Ende i pa qartë mbetet motivi që detyroi Aldo Shllakun të tërheqë këngën nga Eurovision dhe po ashtu nuk dihet pse Zapp n’ Chriss, janë përzgjedhur për të realizuar këtë këngë.