Festë mirëseardhjeje…

Britney Spears ka mbërritur në Las Vegas (më 3 Dhjetor), ku do të jetë e angazhuar me 96 koncerte për dy vitet e ardhshme. Planet Hollywood e ka festuar këtë event me një festë fantastike. Edhe pse gjithçka po shkon më së miri, sidomos pas publikimit të “Britney Jean”, albumit të ri të artistes, ajo ka hedhur një hije dyshimi për të ardhmen: pas dy vitesh mund të bëjë një pushim ose të tërhiqet fare nga skenat muzikore për t’ju dedikuar familjes. Mos ndoshta kjo është një mënyrë për t’i bërë reklamë turneut të saj apo thjesht një çast sinqeriteti i një njeriu të lodhur me suksesin?

Advertisement