The World Needs More_______

Është publikuar  “One Voice”, videoja e re e David Guetta në mbështetje të “The World Needs More”, fushatës mbarëbotërore të OKB për të mbledhur fonde për emergjencat humanitare të planetit. Mbretit të muzikës dance i është bashkuar edhe Mikky Ekko, të cilin shumë prej nesh e njohin nga bashkëpunimi me Rihanna-n në këngën STAY. Videoja është projektuar jashtë pallatit të Kombeve të Bashkuara në New York gjatë eventit të prezantimit të fushatës, ku ishte i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-moon, Zv. Sekretari Valerie Amos dhe vetë David Guetta.

Fushata “The World Needs More___”, ka si qëllim stimulimin e bashkëbisedimit global në rrjetin social Twitter… Mund t’i bashkoheni edhe ju kësaj nisme duke vazhduar fjalinë “Bota ka nevojë për më tepër_____” dhe duke përdorur hashtagun #theworldneedsmore. Për çdo tweet do të dhurohet 1$ për të mbështetur vepra humanitare, mes të cilave edhe ndihmat për dëmet e shkaktuara nga taifuni Haiyan në Filipine. Ky është rasti për transformuar fjalët në fakte… Filloni ciceroni…

Advertisement

[youtube=http://youtu.be/PwIVlVUvQEI&showinfo=0&rel=0]