Këngëtarja Rihanna ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për shijet e saj në veshje dhe të dielën ajo ka postuar në Instagram disa foto ku ishte e veshur me rroba xhins. Një nga pozat që bie më shumë në sy është kur shihet qartë se poshtë xhaketës së shkurtër xhins këngëtarja nuk kishte veshur reçipeta. Ndërkohë, mendohet se Rihanna i ka dhënë fund edhe një herë tjetër marrëdhënies me Chris Brown javën e kaluar. Në një intervistë të para disa ditëve, Brown ka thënë: “Do t’a dua gjithmonë atë, por nuk jam i fokusuar te martesa me një person në këtë moshë. Më duhet të eci përpara, të bëhem burrë dhe të jem Chris Brown-i më i mirë i mundshëm”.

Advertisement