Sulmohet nga një fans

Gjatë koncertit të Justin Bieber në Dubai, një fans i çmendur është ngjitur në skenë duke e shtrënguar nga pas këngëtarin dhe duke përmbysur pianon ku 19-vjeçari po performonte. Bieber ishte në fund të koncertit kur i riu e sulmoi. Kanadezi arriti të lirohej shpejt dhe të shkonte në anë të skenës, ndërkohë që rojet e sigurisë bllokuan fansin. Raportohet se Justin Bieber u shokua, por arriti t’a përfundonte koncertin pasi bëri tre minuta pushim. Aktualisht këngëtari i ri po zhvillon turneun e tij botëror “Believe” dhe ky ishte koncerti i tij i dytë në Dubai. Ja tek keni dhe një video ku duket qartë sulmi…

[youtube=http://youtu.be/TRnu7DezXj4&showinfo=0&rel=0]

Advertisement