Martohen para vetëm 11 personash

Keira Knightley dhe James Righton janë martuar. Ceremonia e martesës së çiftit u zhvillua ditën e shtunë në jug të Francës. Aktorja e famshme britanike ka zgjedhur një ceremoni shumë të thjeshtë për shkëmbimin e unazave, një fustan të bardhë të shkurtër e një kurorë në kokë. Në ceremoni ishin vetëm familjarët dhe disa miq të afërt, të cilën nuk kalonin numrin e 11 personave. Gjithashtu edhe të ftuarit ishin veshur me xhinse dhe nuk pati limuzinë luksoze për çiftin. Pasi ata thanë PO, nusja dhe dhëndrri hipën në një Reanult Clio të vjetër.

Advertisement