Scarlett Johansson nuk i pëlqen meshkujt xhelozë. Aktorja ka pohuar se i urren meshkujt që bëhen ziliqar. “Nuk më pëlqejnë sjelljet e xhelozisë. Nuk më vjen keq nëse më bëjnë ndonjë kontroll tek-tuk, por kur dikush bëhet xheloz agresiv më duket vërtetë jo tërheqës pasi tregon një lloj pasigurie… Ohhhhh kontrolli është i tmerrshëm. Askush nuk mund të thotë që i pëlqen diçka e tillë”,- ka thënë ajo në intevistën e dhënë për Marie Claire në botimin e muajit Maj (në treg që prej 16 Prillit).
Gjatë kësaj interviste aktorja ka folur edhe mbi martesën tre vjeçare me Ryan Reynolds, e cila rezultoi në divorc në 2010-ën: “Nuk ka qenë edhe shumë kohë më parë, por mendoj se ka kaluar mjaftueshëm kohë sa unë të analizoj atë eksperiencë dhe të jem në gjendje të eci përpara me jetën time. Sa më shumë rritem, aq më mirë më duket sikur e njoh veten time dhe kjo më ndihmon në lidhjet e mia”.