Përralla me fund të hidhur

Zemrat e thyera shpesh qëndrojnë në themel të këngëve të mëdha. Kjo ka ndodhur edhe me Ashanti-n në këngën e re ku ajo “zbraz” të gjithë ndjenjat e një lidhjeje që dikur nisi si në përralla, por që nuk pati fund të lumtur. “Si u dashuruam e përfunduam këtu?”,- këndon me zemër artistja në “Never Should Have”. Singëlli që do të jetë pjesë e albumit të ardhshëm me titull BRAVE HEART, është prodhuar nga Mansur.

Ky është singëlli më i dashur për radiot që prej kohëve të “Only U”, madje mund të cilësohet edhe si performanca më e mirë vokale e gjithë karrierës së artistes. Ashanti ka qenë githnjë njëra nga krijueset më të mira R&B, por duket se më në fund ka gjetur sasinë e duhur të emocioneve për t’i çuar këngët e saj në një nivel të ri.

Advertisement

[youtube=http://youtu.be/hjBCUeit1nY&showinfo=0&rel=0]