Një dedikim nga zemra

Para pak minutash u publikua kënga më e re nga Kledi Bahiti. Të gjithë e njohim atë si autor të shumë prej këngëve më të suksesshmë të momentit, fitues të shumë çmimeve prestigjoze (në vitin e kaluar rrëmbeu dhe trofeun e Këngës Fituese të Top Fest 9), por sot kemi mundur të njohim dhe një anë tjetër të artistit. Ai vjen si një kantautor në një këngë dedikuar të vëllait. Edhe këtë herë ThreeDots, ProVideo dhe Olti Curri sjellin një këngë tejet emocionuese dhe një klip prekës, me xhirime nga jeta e vërtetë e kompozitorit. Edhe pse Kledi ja ka dedikuar këtë këngë të vëllait, të gjithë mund t’a gjejnë mjaft mirë vehten aty…
“Të gjithë e kemi një pikë të dobët… Pika ime e dobët jeni ju, mami, babi sidomos ti jeta ime. Kur linde ti Zoti më bekoi dhe më bëri me një VËLLA, me një SHOK, me një MIK, me GJITHÇKA kam dashur dhe DUA. Ndjenja ime për ta është kaq e fortë sa zorr se mund të shprehet me fjalë… Thonë se muzika shpreh atë që nuk mund të thuhet me fjalë dhe atë që nuk mund të qëndrojë në heshtje, ndaj unë zgjedh të shpreh me muzikë këtë lumturi dhe dashuri që kam për TY që nga dita kur linde e deri më sot dhe për JU që më sollët në jetë VËLLAIN më të mirë në botë!
Të dua si ditën e parë që erdhe në jetën time, ndoshta ca më shumë… Të dua edhe kur nuk jam pranë teje…
GJITHMONË DO TË LUFTOJ PËR TY! JE GJËJA MË E SHTRENJTË QË KAM! Kjo këngë është për ty!”,- ka shkruar Kledi Bahiti.

Nëse jeni gati të zhyteni në botën e dashurisë sublime, pa kushte dhe të pafund ja tek e keni prodhimin më të fundit nga ThreeDots…

Advertisement

Kledi Bahiti – JEMI BASHKË

[youtube=http://youtu.be/CulN97bSKnE&showinfo=0&rel=0]