Dueti i fundit

Saturday, December 20, 2025

Dy artistët e regjistruan këngën BODY AND SOUL në ABBEY ROAD STUDIO në Londër në muajin Mars. Mendohet që kjo të jetë kënga e fundit e Winehouse që realizoi përpara se të ndërronte jetë më 23 korrik. “DO të publikojmë këngën BODY AND SOUL përpara se të dalë albumi. Të gjithë të ardhurat nga shitja do të shkojnë për një fondacion që i ati i artistes ka krijuar, qëllimi i të cilit është të edukojë të rinjtë që të mos drogohen”,- ka bërë të ditur Tony Bennett. Mitch, babai i Amy Winehouse po përpiqet që të krijojë dhe një qendër rehabilitimi në nder të së bijës dhe për këtë po kërkon edhe ndihmën e qeverisë britanike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -