Lady Gaga & Jo Calderone

Friday, September 11, 2026

Singëlli i shumëpritur do të publikohet shumë shpejt ndaj këtë fundjavë artistja ka publikuar koverin për monstrat e saj të dashur në Twitter. Artistja ka ringjallur alter egon e saj mashkullore Jo Calderone për shërbimin fotografik. Anën mashkullore e kemi hasur edhe një vit më parë kur këngëtarja pozoi për VOGUE HOMMES JAPAN. Tani Jo Calderone duket se ka zënë goxha vend në vëmendjen e të gjithëve, madje thuhet se Gaga mund të performojë si Calderone në eventin e ardhshëm MTV Video Music Awards. Artistja ka zbuluar gjithashtu se videoja që do të shoqërojë singëllin e saj më të fundit YOU & I do të jetë cicërima e saj e 1000-të. Ajo veç të tjerash shkroi në Twitter: “Në dashuri nuk do t’a gjeni kurrë atë që kërkoni, po nuk deshët më parë vetveten”. Ja  dhe dy versioni të Jo Calderone që artistja ka zbuluar për fansat.


RELATED ARTICLES
Advertisement
DIGICOM