850.000 dollarë për implantet dentare, fansat tallen me Kanye West: Duken si letër alumini…

Dhëmbët e titanit janë çudia e radhës nga Kanye West. I shoqëruar nga gruaja e tij Bianca Censori dhe komediani Chris Rock, reperi zbuloi pamjen e re që e ka krahasuar me antagonistin e James Bond, Jaws.

Kanye i mbuloi dhëmbët e tij me modelin e lëmuar prej titani. Sipas mediave të huaja, kostoja e tyre është 850.000 dollarë.

Advertisement

Një burim ka thënë se implantet janë “më të shtrenjtë se sa diamantet”. Modeli është i ri dhe unik.

“Ishte kënaqësi të punoje me Ye në çdo hap të procesit. Vizioni i tin për të krijuar art unik zbret vjen në progresin dentar. ‘Martesa’ e vizionit të tij me shkencën dentare ka krijuar një pamje të re dhe epike”, tha dentisti Thomas Connelly.

Por shuma marramendëse që Kanye ka shpenzuar nuk i ka bërë dot fansat që ta pëlqejnë pamjen e tij të re. Në fillim, pjesa më e madhe kanë shkruar se duket sikur dhëmbët janë veshur me mbështjellëse çamçakëzash ose letër alumini, çka do të kishte kushtuar më pak dhe do të dukej njësoj.

Të tjerë thanë se Kanye po kërkon vëmendje, ndërsa një pjesë u ‘shqetësuan’ se nëse ai kafshon pa dashur gjuhën, do të ishte shumë e dhimbshme.

Pak orë më vonë, vajza e tij North postoi një video në Tik Tok ku tregonte dhëmbët e saj të mbuluar me diamante.

Kjo nuk është hera e parë që Kanye bën ndërhyrje të tilla te dhëmbët. Në 2010 ai i tregoi Ellen DeGeneres implantet me diamant e flori dhe tha se kishte hequr të gjithë dhëmbët e poshtëm për t’i zëvendësuar.