Kate Middleton i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale!

Kate Middleton, Princesha e Uellsit, ndodhet e shtruar në spitalin e Londrës pasi i është nënshtruar një ndërhyrje të suksesshme kirurgjikale.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat britanike, por pa specifikuar natyrën e saktë të operacionit që ka bërë bashkëshortja e trashëgimtarit të fronit mbretëror.

Advertisement

Në një deklaratë të lëshuar nga pallati mbretëtor thuhet se Kate do të duhet të qëndrojë e shtruar në spital për 10 deri në 14 ditë përpara se të kthehet në shtëpi.

“Ajo shpreson që publiku do ta kuptojë dëshirën e saj që informacioni i saj personal mjekësor të mbetet privat”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Kate u pa për herë të fundit në publik ditën e Krishtlindjes, kur familja mbretërore bëri vizitën e tyre vjetore në një kishë pranë shtëpisë së mbretit në lindje të Anglisë dhe në atë kohë nuk pati asnjë shenjë se Princesha ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore.