7 çifte të famshëm që do të bëhen me fëmijë këtë vit

Më herët disa çifte të famshëm patën njoftuar që do të bëhen prindër, ndërsa për disa të tjerë mësuam së fundmi se ishin në pritje të ëmbël.

Normalisht, sapo të lindin fëmijët e tyre vendosen menjëherë në qendër të vëmendjes, por para se të ata të vijnë në jetë dhe të vijë ai moment le të shohim se cilët të famshëm do të bëhen prindër dhe si vendosën ta ndajnë lajmin e bukur me fansat e tyre.

Advertisement

1. Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez

7 çifte të famshëm që do të bëhen me
Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo do të bëhet baba për herë të pestë. Ai e dha lajmin në Instagram: “Me kënaqësi njoftoj se presim binjakë. Zemrat tona janë të mbushura plot me dashuri – mezi presim t’ju takojmë.”

2. Nicolas Cage dhe Riko Shibata

7 çifte të famshëm që do të bëhen me
Një surprizë e bukur për fansat e Nicolas Cage më 6 janar, një ditë para ditëlindjes së tij aktori njoftoi se së bashku me partneren Riko Shibata pret fëmijën e parë. Ky do të jetë fëmija i tretë për Nicolas Cage, i cili ka dy fëmijë nga martesat e mëparshme.

3. Chris Pratt dhe Katherine Schwarzenegger

7 çifte të famshëm që do të bëhen me
Katherine Schwarzenegger është sërish shtatzënë me Chris Pratt.

“Rreth kësaj kohe vitin e kaluar, u bëra mama. Çfarë viti magjik ka qenë. E shikoj vajzën time të vogël me frikë teksa rritet dhe ndryshon – duke kaluar nga një foshnje në fazën e tanishme si vogëlushe!”shkruajti ajo.

4. Jennifer Lawrence dhe Cooke Maroney

7 çifte të famshëm që do të bëhen me
Aktorja më e paguar në botë e viteve 2015 dhe 2016, Jennifer Lawrence, ka hyrë në rrugëtimin e bukur të mëmësisë me Cooke Maroney. Duke komentuar thashethemet, ajo konfirmoi shtatzëninë e saj në ‘The Late Show With Stephen Colbert’.

5. Aaron Paul dhe Lauren

7 çifte të famshëm që do të bëhen me
Ylli i ‘Breaking Bad’ do të bëhet baba i një fëmije të dytë me gruan e tij Lauren. “Mezi presim të të takojmë, zemër! Të duam shumë që tani.”

6. James Rothschild dhe Nicky Hilton

7 çifte të famshëm që do të bëhen me
Autorja dhe stilistja e këpucëve, Nicky Hilton, është në pritje të fëmijës së tretë me bashkëshortin e saj James Rothschild. Ajo shkruajti në Instagramin e saj: “Thonë se gjërat më të mira në jetë vijnë kur janë tre”.

7. Rihanna dhe A$AP Rocky

7 çifte të famshëm që do të bëhen me
Çifti i shumë komentuar, A$AP Rocky dhe Rihanna, së fundmi njoftuan botën për shtatzëninë e tyre. Ky lajm erdhi pas vitesh miqësie dhe muajsh takimesh. Fotot e bëra në Harlem, New York City, treguan Rihanna-n duke shfaqur me krenari barkun e rrumbullakosur.