6 muaj pa Adelën! Miku i saj i ngushtë e kujton me këto fjalë prekëse (Foto)

Më 29 tetor të vitit që lamë pas u nda nga jeta Adelajda Xhamani, vdekja e së cilës tronditi të gjithë opinionin publik.

Por një nga personat që e ka vuajtur më shumë vdekjen e Adelajdës është miku i saj i ngushtë, Eraldo Rexho. Sot, 6 muaj pas humbjes së saj, Eraldo e ka kujtuar nëpërmjet një postimi shumë prekës.

Advertisement

“6 muaj pa ty, engjëlli im!
Kam menduar gjithnjë se jam i mirë me fjalët, por fjalët nuk e thonë dot sa shumë mungon e sa shumë dhemb ikja jote, çdo ditë. Do të të dua gjithmonë Adela ime. Jam i bekuar që të njoha e të pata afër për shumë vite. Në çdo jetë do të zgjidhja një shoqe për motër si ty!”,- shkroi Eraldo!