Në kohën para internetit, ritualet e se si të veproje pas një ndarjeje janë tashmë të dokumentuara.

Mblidhje në një kuti çdo gjë që ish-i të kishte falur dhe kishe dy mundësi: ose e flakje tutje, ose e digjje. Më pas, momenti kur e kujtoje sërish ishte kur kënga juaj luhej në radio.

Advertisement

Por me rrjetet sociale, të hasesh me një ndarje nuk është diçka e lehtë. Kjo pasi nuk ndahesh vetëm fizikisht me një person, por të duhet t’i shmangesh dhe prezencës së tij/saj edhe në formën virtuale. Mes Facebook, Twitter, Instagram, Snapchat, mos harrojmë as Linkedin, “të heqësh qafe” ishin tuaj është më e thjeshtë ta thuash sesa ta bësh.

Për fat të mirë, ama, ka disa hile të vogla që do ju vijnë në ndihmë. Ja gjashtë prej tyre:

1. Pavarësisht të gjithave, mos e gjurmo (stalk)

2. Zhdukeni opsionin e Facebook ku thotë “On This Day”, pasi qëllimi i vetëm është të falë nostalgji (dhe kjo nuk ju duhet aspak).

3. Nuk keni pse e bëni të madhe (duke postuar këngë apo poste lidhur me situatën), por as mos gënjeni në të njëjtën kohë. Qëndroni neutralë.

 

4. Gjykoni vetë nivelin tuaj të zemrëimit, apo sa shumë jeni të lënduar dhe mos veproni pa menduar (e kemi fjalën për ndonjë koment në ndonjë post).

5. Nëse ndjeni të “hakmerreni” në një farë mënyrë, më mirë bëjeni “block”, dhe sa më shpejt.

6. Nëse jeni ndarë në mënyrë paqësore, mund të qëndroni miq, por bëni kujdes. Edhe nëse vendosni t’i bëni “unfollow” pasi keni nevojë të kaloni këtë situatë, ish-i juaj do ju kuptojë. Mos u shqetësoni!