Nuk ka asgjë më të keqe sesa të zgjohesh në mes të natës dhe të rrotullohesh nga njera anë në tjetrën në përpjekje për të fjetur sërish.

Disa marrin telefonin dhe fillojnë të kontrollojnë orën, ndërsa të tjereë ndrihen nga shtrati për të marrë një gotë ujë. Një specialist i gjumit ka zbuluar dy gjërat që duhet patjetër t’i shmangni nëse doni t’ju zërë gjumi shpejt.

Advertisement

Dr. Michael Breus, specialist i gjumit dhe autor i librit “The Power of when”, rekomandon:

  1. Mos shkoni në tualet, vetëm nëse e keni shumë të nevojshme.
    Sipas Breus, rrahjet e zemrës rriten menjëherë sapo ngriheni nga shtrati.
    Pse ka rendesi kjo? Breus thotë se rrahjet e zemrës duhet të jenë konstante në menyrë që të kaloni në gjendje të pavetëdijshme (gjumi). Ato zakonisht janë rreth 60 rrahje në minutë. Ndërsa ngritja nga shtrati e forcon zemrën të pompojë dhe rrahë më shpejt se 60 rrahje në minutë. Qe t’ju zërë gjumi sërish, rrahjet e zemrës duhet të fillojnë të ulen, gjë që nuk ndodh menjëherë.
  2. Mos e shikoni orën
    Kur zgjohesh në mes të natës dhe nuk të zë gjumi, instikti i parë është të kontrollosh orën dhe të bësh llogari matematikore se edhe sa orë kanë mbetur nga rënia e alarmit të zgjimit. Breus këshillon që të mos e kontrolloni orën, por të përpiqeni të qetësoheni. Nëse filloni të shqetësoheni e të lëvizni sa në njërën anë në tjetrën, do ta keni të pamundur t’ju zërë gjumi. Prandaj mos lëvizni dhe as mos mendoni kur do t’ju zërë gjumi.