Rrallëherë qesh, por edhe Posh e ka një sens humori…
Dizenjuesja e modës ka treguar se ka qenë e fiksuar me takat dhe zor se mund të dilte nga shtëpia me të sheshta, por tani gjërat kanë ndryshuar.
Së fundmi ajo ka takuar basketbollistin e njohur Shaquille O’Neal në sajë të bashkëpunimit të Victoria Beckham dhe Reebok, ku shumë shpejt pritet të dalë një koleksion i limituar që mban firmën e Shaquille O’Neal.
Posh dhe O’Neal janë duke pozuar përkrah njëri-tjetrit, por ajo që bie në sy është diferenca e theksuar në gjatësi pasi Victoria është 1.63 dhe basketbollisti 2.16 cm.
Megjithatë e gjitha kjo është për të krijuar pak humor dhe marketing, sigurisht.