Oh Dakota!
Dakota Johnson është në formën e saj më të mirë gjatë promovimit të “Fifty Shades Freed”, dhe këtë e ka vërtetuar teksa ka pozuar me të brendshme seksi për revistën “Allure”.
Bukuroshja-28 vjeçare, e cila është konfirmuar se është në një lidhje me liderin e grupit Coldpaly, Chris Martin, tha për “Allure” se pavarësisht se duhet të tregohet e fortë për të punuar në Hollywood, është shumë e ndjeshme.
“Në thelb, unë jam e hapur dhe e ndjeshme”, u shpreh ajo për revistën.
Seti fotografik është realizuar nga e talentuara Petra Collins.