5 këngë të Adele edhe më ‘shkatërruese’ e të trishta sesa ‘Easy On Me’

Adele është kthyer me një këngë të re pas një mungese prej 6 vitesh dhe kjo do të thotë vetëm një gjë: Njerëzit në mbarë botën po qajnë kolektivisht përsëri. Kantautorja publikoi “Easy On Me” më 15 tetor dhe balada e trishtë nga albumi i saj i ardhshëm u mirëprit menjëherë  ngrohtësisht nga kritikët dhe emocionalisht nga fansat.

Në “Easy On Me”, ajo këndon për martesën e saj, kompromisin dhe divorcin përfundimtar. Që prej divorcit në 2019-ën nga Simon Konecki, Adele është në një lidhje me Rich Paul, të cilin e prezantoi me të gjithë përmes një fotografie në Instagram në shtator 2021.

Advertisement

Nëse jeni fiksuar pas “Easy On Me”, ndoshta duhet të rikujtoni edhe njëherë disa nga këngët e mëparshme të Adele, po aq të trishta dhe melankolike, ndoshta edhe më shumë.

1. “Hometown Glory” (2008)

2. “Someone Like You” (2011)

3. “Hello” (2015)

4. “I Can’t Make You Love Me” (2011)

5. “All I Ask” (2015)