3 vite larg pa muzikë, rikthehet fuqishëm Avril Lavigne

Avril Lavigne u kishte munguar fansave të saj prej 3 vitesh për arsye shëndetësore, por shumë shpejt do të kthehet me një album të ri.

“Kam shkruajtur këngë të fuqishme, të vërteta dhe të sinqerta, prandaj mendoj se njerëzit do t’i pëlqejnë. Po bëj gjithçka mundem dhe dua që në fund të dalë diçka perfekte”,- tha këngëtarja e famshme për “E!”.

Advertisement

Ylli i muzikës “rock” u diagnostikua me sindromën Lyme, që i shkaktonte temperaturë, lodhje dhe humbje energjie por tani duket se e ka kaluar.