Ditën e djeshme u tha se shkollat nuk ishin primare për tu mbyllur për arsye se do të shkakton një problem shumë të madh tek brezi i ri por gjithashtu ministrja e Arsimit, Evis Kushi, tha se janë tre skenarë për zhvillimin e mësimit, ku aktualisht nisemi në skenarin e parë atë të mësimit në klasa, ndërsa dy skenarët e tjera janë ai me mësim të përzier dhe i treti online.
“Vendimi për të hapur shkollat nuk ishte i lehtë, por u konsultuam me eksperiencat ndërkombëtare. Kemi 3 skenarë: mësimi në banka, mësimi i përzier dhe mësimi në distancë. Ne jemi në skenarin e parë. U hartua një udhëzues për të gjitha shkollat, kemi mjetet e koordinimit ku bëhet raportimi i situatës në fund të çdo dite dhe në kohë reale. Në çdo ditë e dimë sa mësues apo nxënës janë të infektuar në çdo shkollë. Që nga dita e parë kam qenë në terren duke parë vijueshmërinë e procesit mësimor, por edhe si zbatohen masat anti-Covid”, tha Kushi në një konferencë për mediat.