Netflix ka blerë një dokumentarë me seri që përfshin dy dekada të jetës së Kanye West, duke përfshirë vdekjen e nënës së tij, Donda, në vitin 2007, si dhe humbjen në kandidaturën për president në 2020-ën.
Dokumentari, ende pa titull, do të përfshijë video nga shtëpia e West dhe momente të tjera, të xhiruara gjatë një periudhe 21-vjeçare. Billboard raporton se dokumentari do të dalë këtë vit. Deri më tani, raportohet se Netflix pagoi $30 milionë për seritë, por sipas Variety, kjo shifër është e pasaktë.
Nuk dihet nëse në dokumentar do të përfshihen detaje të divorcit të tij nga Kim Kardashian, ndonëse seria e fundit e “Keeping Up With the Kardashians”, do t’i kushtohet vetëm ndarjes së çiftit.
Kanë qenë dy dekada plot ngjarje për Kanye-n, i cili së pari u bë i njohur si producent, veçanërisht për punën e tij në albumin e Jay-Z, “The Blueprint”, në vitin 2001. Ai ka marrë shumë vlerësime edhe për albumet e tij të mëvonshme solo, si “The College Dropout”, “Late Registration” dhe “Graduation”.
West ka qenë shpesh i përfshirë në polemika gjatë gjithë karrierës së tij, nga akuzat se George Bush, ish-presidenti amerikan, nuk u kujdes për njerëzit me ngjyrë pas uraganit Kaltrina, deri tek ndërprerja e fjalimit të Taylor Sëift në MTV-në e vitit 2009.
Reperi është muzikanti i fundit që i është bashkuar një bumi të dokumentarëve të yjeve pop, si Demi Lovato, Justin Bieber, Taylor Swift, Billie Eilish, Tina Turner, Shawn Mendes dhe Blackpink.