Viti i ri ka mbërritur zyrtarisht në Tokë, ndërsa mesnata ka kaluar në Samoa, Tonga dhe Ishullin e Kiribatit, vendet e para të botës që mirëpritën 2018.

Vendet e fundit në Tokë që do të shohin Vitin e Ri janë disa ishuj të vegjël amerikanë si ishulli Baker apo ai Houland, edhe pse janë të pabanuar. Ishulli i fundit i banuar është Samoa Amerikane, që do ta mirëpresë vitin 2018 në mesditën e 1 janarit në Evropë.

Samoa ishte vendi i parë që festoi 2018, ndërsa mesnata mbërriti në ishull. Më interesantja e Vitit të Ri në Samoa është fakti se një person mund të bëjë një udhëtim 1-orësh me avion për në Samoan Amerikane, që është në anën tjetër të kufirit mes viteve dhe ta festojë Vitin e Ri dy herë, 12 orë më vonë.

Advertisement

Pas Samoas, viti i ri 2018 mbërrin në Australi dhe Zelandën e Re, për të vijuar më pas me vendet e tjera.

Më poshtë keni oraret e përshtatura sipas orës europiane se kur vjen Viti i Ri në disa vende të botës:

  • 11.00 GMT Auckland, New Zealand
  • 13:00 GMT Sydney, Australia
  • 15:00 Tokyo
  • 16:00 Beijing and Hong Kong
  • 20:00 Dubai
  • 23:00 Paris, Rome and Brussels
  • 00:00 London
  • 05:00 New York
  • 08:00 Los Angeles