Ka bërë një bujë të madhe emisioni më i transmetuar në Klan tv, kjo jo vetëm për shkak të shikueshmërisë së tij por edhe për shkak të 2 dekadave që mbush sot si emision. Ai ka nisur që prej orës 14:00 një transmetim maratonë duke rikthyer seritë më të spikatura të tij ndër vite dhe ku më pas është zhvendosur në mbrëmje në sheshin “Nënë Tereza”.
Pjesëtarë të tij kanë qenë të gjithë miqtë e vjetër dhe të rinj të këtij programi të cilët kanë qenë pjesë e panelit gjatë ditës së sotme, ndërsa në mbrëmje i janë bashkuar festës në një atmosferë tjetër në shesh.
Po cilët janë disa prej të ftuarve që janë bërë pjesë e kësaj mbrëmjeje të pazakontë për Opinion? Fevziu dhe stafi i tij ka menduar të ketë të pranishëm në këtë event shuëm prej atyre personazheve që e kanë prekur më shumë studion e tij, por edhe të tjerë që janë bërë pjesë e debatit televiziv sezon pas sezoni.
Politikanë, biznesmenë, personazhe të njohur nga fusha të ndryshme të artit, sonte nuk janë këtu për të debate, por për të festuar 20-vjetorin e Opinion.