India po përgatitet të ketë statujën më të lartë në botë.
‘Statuja e Unitetit’, e cila do të jetë gati në fund të vitit do t’i kalojë të 182 metrat dhe do jetë sa dyfishi i ‘Statujës së Lirisë’ që ndodhet në SHBA.
Pasi të mbarojë plotësisht, statuja gjigande do t’i kalojë 30 metrat e statujës që mban aktualisht rekordin ‘Bddha e madhe e Lushan’, në Kinë.
Gjithë puna e saj kushton më shumë se 226.9 milion paund dhe do të pozicionohet në ishullin pranë Narmada Dam.