Dita e Shën Valentinit nuk është vetëm për buqeta e çokollata…
Në fakt është për të gjithë, duke nisur nga ata që e urrejnë dhe nuk e festojnë ndonjëherë edhe pse janë në lidhje, deri tek beqarët. Ne, për fat të mirë, kemi nga një film për të gjithë tipat, në rast se vendosni të qëndroni në shtëpi.
Për të gjithë ata që janë kokë e këmbë të dashuruar, por nuk e tregojnë: Sing Street
Për të gjithë ata që nuk bëjnë dot pa njëri-tjetrin: Brooklyn
Për të gjithë realistët: Blue Valentine
Për të gjithë ata që preferojnë shoqërinë sesa lidhjet: Frances Ha
Për beqarët: Singles
Për ata që e urrejnë këtë ditë: My Bloody Valentine
Për të gjithë ata që mendojnë se Shën Valentini është “mainstream”: (500) Days of Summer
Për të gjithë ata janë në një lidhje të ndërlikuar: Eternal Sunshine of the Spotless Mind
Për të gjithë ata që i krijojnë lidhjet nëpërmjet rrjeteve sociale: The Incredible Jessica James
Për të gjithë ata që e “festojnë” këtë ditë vetëm për çokollatat: The Grand Budapest Hotel
Për të gjithë ata që mendojnë se “dashuria është një lojë”: Love and Basketball
Për të gjithë ata që do e festojnë në krevat: Secretary